Harta e rreziqeve

Si të lexohet kjo hartë

Kjo hartë rreziku ka për synim të këshillojë profesionistët e trashëgimisë dhe përgjegjësit e emergjencave për rrezikun nga katastrofat potenciale, me të cilat mund të përballen muzetë dhe sitet e trashëgimisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe të informojë në lidhje me reagimin pas katastrofës që prek trashëgiminë. Kjo hartë është një guide e përafërt, që mund të shërbejë si mjet në një analizë më të gjerë të të gjitha rreziqeve me të cilat përballet trashëgimia në të gjithë rajonin. Tani për tani, kjo është hartë pilot, që është përqëndruar në mbledhjen e informacionit vetëm për Shqipërinë dhe Serbinë. Ne shpresojmë që shumë shpejt ta zgjerojmë fushështrirjen e B+CARE-it në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Sitet e trashëgimisë

Secili shtet i kategorizon sitet e trashëgimisë në mënyra të ndryshme. Për lehtësi të përdorimit, kjo hartë i paraqet sitet e trashëgimisë dhe monumentet me të njëjtën ikonë. Megjithatë, klikimi mbi një sit bën që të shpaloset një informacion i shpejtë për sitin, që përfshin të dhënat për emrin, llojin e sitit, koordinatat e GPS-së, një foto të vogël, si dhe një link që të çon në një faqe me më tepër informacion.

Zonat në rrezik

Përmbytjet:

Përmbytja është një kërcënim madhor ndaj trashëgimisë që gjendet pranë lumenjve dhe liqeneve, në të gjithë Rajonin, sidomos kur përmbytjet e mëdha shndërrohen në një ngjarje të përvitshme. Kjo shtresë e hartës në së zonave në rrezik përpiqet të tregojë zonat që janë sidomos të kërcënuara nga përmbytjet, qoftë për shkak të përmbytjeve të kohëve të fundit, apo për shkak të vendosjes së tyre pranë zonave me ujë. Të dhënat për këtë zonë vijnë nga:

Serbia: Sektori për Menagjimin e Emergjencave, Ministria e Brendshme, Republika e Serbisë. Harta e disponueshme: http://prezentacije.mup.gov.rs/svs/HTML/karta%20rizika%20od%20elementarnih%20nepogoda.html [kontrolluar më,11 prill 2016].

Shqipëria: Bashkimi Europian, Shoqata Meteorologjike Botërore, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara “IPA Vlerësim i Nevojave Përfituese: Shqipëri”, shtator 2011, f. 32. E disponueshme nga http://www.gripweb.org/gripweb/?q=countries-risk-information/documents-publications/ipa-beneficiary-country-needs-assessment-albania [kontrolluar më, 5 prill 2016].

Tërmetet:

Pjesa më e madhe e Rajonit të Ballkanit është nën rrezik të lartë nga tërmetet. Të dhënat për këtë zonë janë siguruar nga Harta Europiane e Rrezikut Sizmik, hartuar në gusht të vitit 2013, si pjesë e projektit të BE-së “Harmonizimi i Rrezikut Sizmik në Europë (SHARE).” Ky project mblodhi dhe botoi të dhëna për tronditjet e tokës (p.sh. Përshpejtimi kulmor horizontal i tokës) që arrinin ose tejkalonin, probabilitetin prej 10 %, në 50 vite, duke korresponduar me rishfaqjen e lëvizjeve të këtilla të tokës çdo 475 vite, siç është parashikuar nga kodet kombëtare të ndërtimit në Europë, për ndërtesat standard. Merita për këto të dhëna u takon:
D. Giardini-t, J. Woessner-it, L. Danciu-t, H. Crowley-t, F. Cotton-it, G. Grünthal-it, R. Pinho-s and G. Valensise-s dhe konsorciumit SHARE, Hartës Europiane të Rrezikut Sizmik SHARE, për Përshpejtimin kulmor të Tokës, 10% Probabilitet tejkalimi për 50 vite, doi: 10.2777/30345, ISBN-13, 978-92-79-25148-1.

Rrëshqitjet e tokës:

Rrëshqitja e tokës është lëvizja e një shkëmbi, debris apo dheu, poshtë një shpati. Ajo ndodh si pasojë e shpërbërjes së materialeve që përmban shpati i kodrës dhe tërheqjes së këtyre materialeve nga forca e rëndesës. Rrëshqitjet e tokës shpesh nxiten nga ngjarje të tilla si: shira të forta ose termite. Sitet e trashëgimisë që ndodhen në bazën e një anëkodre të paqëndrueshme, veçanërisht në zona tërmetesh, janë në rrezik të lartë për t’u dëmtuar nga rrëshqitjet e tokës.

Serbia: Sistemi i Informacionit Gjeologjik i Serbisë, Republika e Serbisë, Ministria e Energjisë, Zhvillimit dhe Mbrojtjes Mjedisore e Republikës së Serbisë. Harta e disponueshme: http://geoliss.mre.gov.rs/karte/igk300.html [Kontrolluar më 11 April 2016].
Shqipëria: Günther A., Van Den Eeckhaut M., Malet J.-P., Reichenbach P., Hervas J., and other members of the European Landslide Group, The European Landslide Susceptibility Map ELSUS 1000, harta e Shqipërisë u mori nga: ftp://ftp-i.u-strasbg.fr/malet/Elsus_V3/ALB.ai [Kontrolluar më 9 May 2016], gjeni më shumë informacione tek: http://esdac.jrc.ec.europa.eu/themes/landslides

Serbia: Geological Information System of Serbia, Republic of Serbia, Ministry of Energy , Development and Environmental Protection of Republic of Serbia. Available map: http://geoliss.mre.gov.rs/karte/igk300.html [Accessed 11 April 2016].

Zjarret e pyjeve:

Zonat e pyllëzuara janë në rrezik nga zjarri, veçanërisht gjatë muajve të thatë të verës.

Serbia: Sektori për Menagjimin e Emergjencave, Ministia e Brendshme, Republika e Serbisë. Harta e disponueshme: http://prezentacije.mup.gov.rs/svs/HTML/karta%20rizika%20od%20elementarnih%20nepogoda.html [Kontrolluar më 11 April 2016].

Shqipëria: European Union, World Meteorological Association, United Nations Development Programme, “IPA Beneficiary Needs Assessment: Albania,” shtator 2011, p. 34. E disponueshme nga http://www.gripweb.org/gripweb/?q=countries-risk-information/documents-publications/ipa-beneficiary-country-needs-assessment-albania [Kontrolluar më 5 April 2016].

Reshje të mëdha dëbore:

Në lartësi të mëdha, dëbora e akumuluar e dimrit mund t’i kalojë 2 metrat. Pesha e kësaj dëbore u ushtron një ngarkesë të madhe në struktura, duke shkaktuar ndonjëherë edhe rënien e çative. Reshjet e mëdha të dëborës, po ashtu, mund të pengojnë përpjekjet e reagimit të emergjencës, duke bllokuar hyrjen.

Shqipëria: European Union, World Meteorological Association, United Nations Development Programme, “IPA Beneficiary Needs Assessment: Albania,” September 2011, p. 33. E disponueshme nga http://www.gripweb.org/gripweb/?q=countries-risk-information/documents-publications/ipa-beneficiary-country-needs-assessment-albania [Kontrolluar më 5 April 2016].


 

Vëmendje:

Informacioni në këtë hartë është i paplotë! Ne nuk pretendojmë se kjo hartë përmban një listë shterruese të siteve kulturore. Ajo as nuk i ilustron të gjitha rreziqet me të cilat përballet trashëgimia në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi ynë është që ta përditësojmë dhe ta zgjerojmë këtë hartë, në muajt dhe vitet në vijim, me më shumë informacion për monumentet në Ballkanin Perëndimor dhe për rreziqet me të cilat ato përballen.

Nëse keni dëshirë të kontribuoni me informacion ose korrigjime për këtë hartë, ju lutem kontaktoni me ekipin e B+Care në adresën: