Bëhuni vullnetar/e

Kush është një vullnetar i B+CARE-it?

Vullnetarët e Reagimit për Ndihmën Kulturore të Ballkanit për Emergjencat, (B+CARE) vijnë nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë, Bosnie dhe Herzegovinën, Greqinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë si dhe shpresojmë që së shpejti edhe nga Kroacia. Ata janë profesionistë të trashëgimisë, student dhe dashamirës, që i janë përkushtuar ruajtjes së trashëgimisë së kërcënuar nga katastrofat natyrore, që nuk shkaktohen nga dora e njeriut.

Në zbatim të principeve të ICCROM-it për ndihmën e parë kulturore, një vullnetar “B+CARE” është ai që ka dijen dhe aftësitë e nevojshme për të dokumentuar dhe mbrojtur trashëgiminë kulturore gjatë dhe pas një emergjence. Ai/ajo është:

  • i kujdeshëm/e kujdeshme që përpara emergjencave dhe i ndjeshëm/e ndjeshme edhe ndaj nevojave të njerëzve;
  • njeri që respekton kontekstin vendas;
  • i/e aftë të fitojë besimin dhe mirëkuptimin e njerëzve që kanë pikëpamje të ndryshme;
  • i/e aftë të zhvillojë dhe të implementojë operacione të ndihmës së parë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore në koordinim me agjenci të tjera shpëtimi;
  • i/e aftë të formojë dhe menagjojë ekipe;
  • i/e aftë të vlerësojë dhe pakësojë rreziqet e ardhme në mënyrë që të garantojë një përmirësim më të hershëm;
  • i gatshëm/e gatshme të ofrojë mbështetje në rast të një emergjence;
  • i gatshëm/e gatshme të ofrojë ndihmë dhe këshilla në çdo kohë.

Për vullnetarët e “B+CARE”-it njerëzit gjithmonë janë të parët. Ndaj vullnetarët punojnë për të kuptuar dhe mbështetur prioritetet dhe nevojat locale. Qëllimi i tyre është të shpëtojnë trashëgiminë që është e rëndësishme për komunitetet e prekura nga katastrofa.

Si mund të bëheni një vullnetar i B+CARE-it?

Nëse do të donit të bëheshit pjesë e ekipit të vullnetarëve “B+CARE”, ju lutem regjistrohuni për trajnimet që do të kryhen në të ardhmen. Kriteret e caktuara në lidhje me përzgjedhjen do të variojnë nga trajnimi, gjithësesi, kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes për vullnetarët e B+CARE-it janë:

  • Ata duhet të jetojnë në Shqipëri, Bosnie dhe Herzegovinë, Kroaci, Greqi, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, ose Serbi;
  • duhet të kenë përvojë të vërtetueshme me trashëgiminë kulturore, ose të kenë njohuri për të;
  • duhet të kenë dëshirë që vullnetarisht t’ia dedikojnë kohën dhe energjinë e tyre kauzës.

Trajnimet e B+CARE-it u japin pjesëmarrësve njohuritë bazike për këto çështje:

  • vlerat e trashëgimisë;
  • analiza e kontekstit të emergjencave komplekse;
  • mbrojtja dhe siguria në zonat e katastrofës;
  • vlerësim i shpejtë i dëmit për ndërtesat historike;
  • evakuim, shpëtim dhe stabilizim bazik i koleksioneve muzeale.

Aktualisht nuk ka trajnime që parashikuara. Ju lutem rikontrolloni këtë faqe në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkaq, nëse doni që të kontaktoni me një anëtarë të ekipit B+CARE në vendin tuaj, ju lutem na kontaktoni.