Rrjeti ynë

Rrjeti i Vullnetarëve B+CARE është një grup profesionistësh dhe dashamirësish të trashëgimisë nga Ballkani, të cilët janë të përkushtuar për të ruajtur trashëgiminë që ndikohet katastrofat.

Të gjithë Anëtarët vullnetarë të rrjetit janë trajnuar në nivel bazik për:

  • vlerat e trashëgimisë;
  • të analizuar kontekstin e emergjencave komplekse;
  • mbrojtjen dhe sigurinë në zonat e katastrofës;
  • vlerësimin e shpejtë të dëmit për ndërtesat historike;
  • evakuimin, shpëtimin dhe stabilizimin themelor të koleksioneve muzeale.

Trajnimi i parë i vullnetarëve të B+CARE-it, për Ndihmën e Parë për Trashëgiminë Kulturore, u zhvillua në Gjirokastër, në Shqipëri, në mars të 2016-s. Në këtë trajnim pati 19 pjesëmarrës, nga 7 shtete ballkanike: Shqipëria, Bosnia dhe Herzegovina, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Vullnetarët e B+CARE-it, janë gati të ndajnë dijen e tyre dhe të japin ndihmën e tyre në raste të katastrofave që prekin muzetë, ndërtesat historike, sitet arkeologjike ose trashëgiminë kulturore në kudo në Rajon. Nëse keni nevojë për asistencë që t’ju ndihmojë, ju lutem na kontaktoni!

B+CARE. Sepse ne kujdesemi.

Për të mësuar si mund të bëheni anëtar i trajnuar i rrjetit të vullnetarëve, vizitoni faqen ku tregohet si mund të bëheni vullnetarë.